Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”.
Sfida e javës së 20-të u fitua me përmbysje nga verdheblutë. Ishte Arsen Lleshi që realizoi 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e “Final 4”.
Teuta e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës.
Elbasani i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë.
Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.