Në përfundimin e takimit mes Partizanit dhe Skënderbeut që përfundoi në baraizim me shifrat 1-1, trajneri i korçarëve Ernest Gjoka ka folur për mediat.
“Kisha besim se skuadra do reagonte sot.
Pjesa e dytë me dy ndryshimet që bëra lëvizëm ashtu siç duhet.
Kam besim se skuadra do të rritet dhe sidomos sot ishte një barazim në limitet e lojës, por besoj se ky vit i ri do të ndryshojë skuadrën nga ana e mentalitetit.
Problematikat e Shaqes kanë qenë minutazhi, kam shumë besim te cilësitë e tij, duhet të punojmë të gjithë si klub që të kemi një mbrojtës të majtë të mirë.”
Merkato? “Dëshira e një trajneri është të ketë lojtarë me cilësi”, u shpreh Gjoka.