Trajneri: E morën Guxhufin pa më njoftuar fare

Futboll

Trajneri: E morën Guxhufin pa më njoftuar fare

Më: 11 janar 2025 Në ora: 19:32
Veselinoviq - në mes

Në përfundimin e takimit mes Partizanit dhe Skënderbeut që përfundoi në baraizim me shifrat 1-1, trajneri i “Demave të Kuq”, Aleksandar Veselinovic ka folur për mediat.

“I përgëzoj lojtarëve për lojën që bënë dhe falenderoj tifozët. Jam munduar të shpjegoj se ku jemi, ku kemi qenë në raportet dhe ambiciet që ka klubi. Kam shpjeguar gjithçka nëpërmjet argumentëve.

Ne sot luajtëm pa pesë lojtarë të cilët janë liderë të ekipit.

Pak para stërvitjes të së martës, jam njoftuar se nuk do kem Mba në ekip. Dje në stërvitje dhe sot në ndeshje kemi pasur në protokoll 15 lojtarë pa portierë.

Nuk e di se sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit të cilët ua kam dërguar atë. Nuk kemi 3 përforcime, por vetëm një që është Padestrlau. Përsa i përket Guxhufit ai ka ardhur, por asnjë smë ka informuar që do të firmosim me të.”, u shpreh Veselinoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat