Vazhdon të rritet numri i futbollistëve shqiptarë nga Maqedonia, që preferojnë të luajnë në futbollin e Kosovës.
Pas Artan Iljazit të FC Shkupit që pranoi ofertën e Ballkanit, një tjetër futbollistë që do të luaj në Kosovë, është Merdian Ramadani, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Skopjes në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Sshkupjani i formuar si futbollist te skuadra e FC Shkupit, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fushë Kosovës, që garon në Raiffeisen Ligën e Parë – “Grupi B”.
Te Fushë Kosova, Ramadani do të gjejë trajner Emin Bajramin, një emër i njohur në futbollin e Kosovës, aty ku shkupjani do të luaj për herë të dytë, pasi më parë kishte veshur edhe fanellën e FC Kek-ut.
Karrierën e tij e kishte nisur me FC Shkupin, aty ku kishte kaluar 4 vite të plota, ndërsa vetëm pas 6 muajve të kaluar te Nju Star, Ramadani, fillimin e vitit 2021 bëri hapin e madh në karrierë, duke nënshkruar me Ankaraguxhu U19, për të vijuar më pas me FC Kek-un në Kosovë, ndërsa së fundmi kishte luajtur në vendlindjen e tij me Lokomotivën dhe Skopjen.
Burimet e “infOSport.mk” thonë se Ramadani me fanellën e skuadrës së tij të re, Fushë Kosovës pritet të prezantohet ditët e para të javës që vjen.