Memedi mbyll aventurën me Osogovën

Futboll

Memedi mbyll aventurën me Osogovën

Më: 11 janar 2025 Në ora: 19:44
Ekrem Memedi

Ekrem Memedi i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Osogovës, aty ku luajti për një vit të plotë, ndërsa tashmë i njëjti është në kërkim të sfidave të reja në karrierë, njofton “infOSport.mk”.

Ai te skuadra nga Koçani ishte ndër lojtarët më të dalluar, një periudhë duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit,  ndërsa vlen të theksohet se te kjo skuadër luajti në dy periudha të ndryshme.

Gjatë karrierës së tij, Memedi ka luajtur edhe me Bashkimin dhe skuadrën tjetër nga Kumanova, Goblen, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten të luaj edhe me Vardar Forinën dhe Skopjen, me të cilën skuadër kishte arritur të sigurojë edhe inkuadrimin në Ligën e Parë.

I gjithë ky bagazh, është një paralajmërues i mirë për vetë Memedin, në adresë të të cilit tashmë kanë arritur edhe disa oferta serioze nga Liga e Dytë, por edhe skuadra shumë serioze të Ligës së Tretë, që synim kryesor kanë inkuadrimin në Ligën e Dytë.

Memedi tashmë po sheh një nga një ofertat e arritura, ndërsa shumë shpejtë do të vendos edhe për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat