Nuk ka surpriza në sfidat e fundit të programuara sot për raundin e tretë të FA Cup. Manchester City nuk zhgënjen, përkundrazi, dominon ndaj Salford-it të pafat.
Rezultati 8-0 për skuadrën e Guardiolës, ku mesfushori i lindur në vitin 2002, McAtee, spikati me një ‘tripletë’. Në qendër të vëmendjes ishte edhe Doku, i cili shënoi 2 gola.
Një fitore minimale për Leeds United, që mposhti Harrogate Town me rezultatin 1-0.
Në përmbyllje, dy ndeshje të pasdites përfunduan pas 90 minutave: Burnley fitoi 1-3 kundër Reading, ndërsa 1-2 ishte rezultati me të cilin Stoke City mposhti Sunderland-in.