Fitoi rivalitetin me Sherrin, si portieri i ri i Kaljarit rrëmbeu skenën me 11 pritje ndaj Milanit

Futboll

Fitoi rivalitetin me Sherrin, si portieri i ri i Kaljarit rrëmbeu skenën me 11 pritje ndaj Milanit

Më: 12 janar 2025 Në ora: 08:04
Elia Kaprile

Elia Kaprile u transferua pak ditë më parë nga Napoli te skuadra e Kaljarit

Portieri italian fitoi menjëherë rivalitetin me Alen Sherrin duke u graduar menjëherë titullar në duelin ndaj Milanit, ku skuadra e Kaljarit barazoi me rezultatin 1 me 1.  

Portieri 23-vjeçar bëri një debutim të shkëlqyeshëm ndaj Milanit mbrëmjen e sotme duke u vlerësuar me notën më të lartë të takimit nga “Sofascore”, 9.5 si asnjë tjetër në këtë takim, teksa regjistroi plot 11 pritje. 

Më përjashtim të golit të shënuar nga Milani, ku Kaprile mund të kishte reaguar më mirë, pjesa tjetër ishte thuajse perfekte për rivalin e Alen Sherrit, i cili e nis kështu në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë të re.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat