Lazio duket se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga futbollistët shqiptarë. I radhës që pritet t’i bashkohet klubit italian, është sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.
Ky i fundit do të mbyllë aventurën e tij te Bayern Munich, të paktën për këtë sezon dhe do të huazohet në Serie A. Huazimi do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit aktual, me Lazion që ka të drejtën e blerjes me 8-10 milionë euro.
Kujtojmë se 19 vjeçari ka qenë i huazuar në Itali edhe gjatë sezonit të shkuar te Frosinone, po në Itali. T
eksa, Ibrahimoviç njihet gjithashtu si një dëshirë e madhe e Sylvinhos për ta pasur në Kombëtaren shqiptare.