Shkëndija e Haraçinës i nisi përgatitjet për sezonin pranveror, nën urdhrat e trajnerit Erkan Murseli dhe ndihmësit të tij të ri, Shaban Sulejmani.
Kampioni vjeshtor i Ligës së Tretë-Veri përgatitjet po i zhvillon në stadiumin e Kadinos, në teren që ka kushte të mira stërvitore, kushte këto që po ia mundëson kryesia e klubit.
Në takimin e sotëm të pranishëm ishin edhe përforcimet e afatit kalimtar të janarit. Mirëpo, kryesia nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
Në faqen e klubit, kuqezinjtë kanë paralajmëruar një transfer të madh. Tifozët e Shkëndijës, Çlirimtarët, janë shumë kurreshtarë të mësojnë emrin e lojtarit, i cili do të publikohet në ditët në vijim.