Duket se te Partizani ka ‘luftë’ të brendshme.
Pas barazimit të djeshëm 1-1 kundër Skënderbeut, trajneri i të kuqve, Aleksandar Veselinoviq foli për mikrofonat e RTSH, duke u shprehur se nuk ka lojtarët e duhur në dispozicion. Kjo, një kritikë e hapur për drejtuesit e klubit të Partizanit
“Dje në stërvitje dhe sot në ndeshje kemi pasur në protokoll 15 lojtarë pa portierë. Nuk e di se sa seriozisht e kanë marrë raportin njerëzit të cilët ua kam dërguar atë. Nuk kemi 3 përforcime, por vetëm një që është Padestrlau”, ishin fjalët e thëna nga serbi.
Pikërisht për këto deklarata, duket se Partizani ka krisur disi marëdhënien me trajnerin. Si çdo herë pas një ndeshje, klubi i kuq poston në rrjetet sociale deklaratat e trajnerit, por këtë herë nuk e ka bërë.
Haptazi, te Partizani kanë ngelur të pakënaqur nga deklaratat e teknikut serb, që mesa duket nuk është aspak i kënaqur me merkaton e “Demave”, ku nga të cilët ka pasur largime të rëndësishme.