Real Madridi dhe Barcelona, dy skuadra më të mëdha spanjolle Spanjë, do të ballafaqohen sonte në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.
‘El Clasico’ e kësaj garë spanjolle si gjithnjë pritet të dhurojë një duel tejet të fortë, më një rivalitet të theksuar ashtu siç ndodh çdo herë kur sprovojnë forcat dy skuadrat më të mëdha iberike.
Trajneri i ‘Los Blancos’ Carlo Ancelotti e pranon se duelet me katalonasit gjithnjë janë të vështira, por ai kërkon nga lojtarët e tij që të japin më të mirën për të arritur trofeun e kësaj garë.
“Ata janë një rival historik dhe ndeshjet janë gjithmonë shumë konkurruese.
Do të jetë shumë e vështirë për ne dhe për ata”, ka thënë Ancelotti.
Ndërkohë, edhe homologu i Ancelottit, Hansi Flick e mendon të vështirë përballjen me madrilenët.
Sipas strategut gjerman, Reali është një skuadrat më të mira në botë.
“Real Madrid është një nga ekipet më të mira në botë, por ne jemi të përgatitur për t'u përballur me ta. Ne duhet të limitojmë gabimet sepse ata mund të përfitojnë nga çdo mundësi”, ka thënë Flick.
Ndeshja Real Madrid-Barcelona fillon në orën 20:00.