Interi është duke bërë llogaritë me një sërë dëmtimesh dhe mendohet se takimi i sotëm kundër Venecias do të jetë shansi i radhës për zgjedhjet e dyta që të tregojnë se sa vlejnë.
Në këtë grup lojtarësh është edhe Kristjan Asllani, i cili pritet që të nisi ndeshjen në Venecia që nga minuta e parë.
Sipas medieve iatliane Simone Inzagi do të aktivizojë shqiptarin si titullar edhe pse aktivizimi i tij në finalen e Superkupës nuk pati impaktin që pritej.
Për mediet italiane Asllani nuk ka më një të ardhme të garantuar në “San Siro”.
Sipas tyre Asllani dhe Fratezi do të sakrifikohen pasi ziklatrit duan që të mbledhin fondet e nevojshem për të dërguar në Milano talentin e mesfushës së Torinos, Samuele Riçi.