Lautaro Martinez ka dhënë një mesazh për skuadrën e Interit dhe tifozët zikaltër pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Milanit.
Kapiteni i zikaltërve ka bërë një postim në rrjetet sociale duke qenë me të gjithë skuadrën e përqafuar.
“Bashkë jemi më të fortë”, shkruan Lautaro si për të treguar se ekipi në këto momente është bashkë dhe duhet që këto vështirësi t’i kalojnë duke bërë gjithçka në fushën e lojës dhe duke ndihmuar njëri-tjetrin për të pasur sa më pak probleme.
Kapiteni i Interit gjithashtu mori fjalën edhe në fundin e finales duke thënë se skuadra do të dijë të reagojë dhe të ringrihet shpejt në këtë moment delikat të sezonit, i cili e sheh me shumë ndeshje.