Emir Sahiti është “fituesi” i madh i fazës përgatitore të Hamburgut në Turqi.
26-vjeçari ka shënuar gola në miqësoret e zhvilluara nga skuadra gjermane në Belek, ndërsa trajneri i Hamburgut e ka vlerësuar gjatë një konference për shtyp.
“Emir luan si sulmues i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në krahun e kundërt. Ai është i palodhshëm dhe në situatat një kundër një na jep superioritet numërik”, tha trajneri i Hamburgut, Merlin Polzin.
26-vjeçari i kushtoi arkave të klubit gjerman 1.3 milionë euro, pasi kartoni i Sahitit i përkiste Hajdukut të Splitit.