Paolo Skaroni, presidenti i Milanit, i ndalur nga mediat pas Asamblesë së Ligës, ka folur edhe për sezonin e kuqezinjve.
Mes objektivave dhe ndikimit të Serxho Konseisaos.“Jemi Milani dhe kemi shumë objektiva për këtë sezon. Ne duam të qëndrojmë në Ligën e Kampionëve sigurisht dhe gjithashtu në kampionat duhet të bëjmë më mirë. Nuk ka dyshim për këtë.
Gjithmonë kam thënë se të jesh në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm është thelbësore. Do të shohim nëse Milani do të mund të përmirësohet në kampionat, duke arritur një nga katër vendet e para në ligë”, deklaroi kreu kuqezi.
Nuk mund të mungonte nga ana e tij edhe një batutë në lidhje me Suksesin në Superkupën e Italisë të cilën Milani e fitoi duke përmbysur një dizavanazh prej dy golash ndaj Interit.
“A e prisja? Më duhet të them se e prisja pak sepse Konseisao ka atë karakter të veçantë, por më duket se tani gjithçka po shkon në një drejtim të duhur. Shpresojmë të vazhdojë kështu”, tha Skaron.