Arsenali duket se dëshiron të heqë dorë përfundimisht nga Reiss Nelson.
Anësori aktualisht është i huazuar te Fulhami, megjithëse ende nuk ia ka dalë të sigurojë vendin e titullarit në skuadër.
Sipas mediave britanike, Arsenali është i gatshëm ta shesë lojtarin.
Nelson po monitorohet nga disa klube angleze, por edhe nga disa klube jashtë Anglisë.
Ai deri tani ka bërë nëntë paraqitje në Premier League këtë edicion të garave.
Thuhet se lojtari do të bëhet me skuadër të re gjatë muajit janar.