“Krenar për djemtë”, Flick në qiellin e 7-të, Ancelotti: Gabuam në mbrojtje, ky është futbolli

Futboll

“Krenar për djemtë”, Flick në qiellin e 7-të, Ancelotti: Gabuam në mbrojtje, ky është futbolli

Më: 13 janar 2025 Në ora: 11:11
Barcelona

Barcelona arrin edhe njëherë tjetër t’i japë një shuplakë të rëndë rivalëve të tyre historik, Real Madrid, pas triumfit të thellë 5-2 në Superkupën e Spanjë, të zhvilluar të Jedahh të Arabisë Saudite. Afro 3 muaj nga difata e rënë në La Liga, ku katalanasit triumfuan  0-4 në Santiago Bernabeu, vjen një tjetër humbje e rëndë për Los Blancos, që panë të përmbysej goli i Mbappe nga një super Barcelonë.

Në qiellin e 7 e s’ka si të ishte ndryshe tekniku i katalanasve, gjermani Hansi Flick, i cili ndjehet krenar me performancën që lojtarët e tij zhvilluan në këtë finale:

“Ndjehem krenar për këta djem dhe për tifozët tanë. Zhvilluam një ndeshje fantastike. Pavarësisht kësaj fitoreje gjithnjë ka vend për përmirësim dhe për të mësuar nga gabimet. E di që në kampionat gjërat nuk po na shkojnë mirë. Kemi biseduar së bashku me lojtarët në dhomat e zhveshjes. Por nuk dua të shoh nga e kaluara. Jemi të kënaqur pasi kemi mundur një prej skuadrave më të forta në botë”.

Ndërkohë në krahun tjetër, i zhgënjyer u shfaq italiani Carlo Ancelotti, i cili natyrisht nuk la pa përmendur repartin difensiv, i cili në këtë sfidë la shumë për të dëshiruar:

“Nuk u mbrojtëm mirë. Ata na shënuan shumë thjeshtë. Nuk luajtëm mirë as si kolektiv as individualisht, jemi shumë të zhgënjyer. Gjërat nuk na shkuan mirë nga minuta e parë tek e fundit. Ky është futbolli. Na duhet të kthehemi në shtëpi e të punojmë fort për sfidat e radhës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat