Te Paris Saint-Germain janë të bindur se brenda disa ditësh do të arrijnë marrëveshjen për transferimin e yllit të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas "Le Parisien", pavarësisht konkurrencës së fortë nga klubet e Premier League, PSG ka bërë hapa përpara dhe tashmë ka arritur një marrëveshje për kushtet e kontratës me agjentin e Kvaratskhelia.
"Negociatat po ecin shpejt dhe te PSG janë të sigurt se do të arrijnë marrëveshjen me Napolin brenda dyzet e tetë orëve të ardhshme. Një vlerë prej rreth 75 milionë eurosh është përmendur për transferimin e lojtarit.
PSG mund të përfshijë gjithashtu një lojtar në ofertë për të përshpejtuar negociatat dhe për të finalizuar marrëveshjen përpara se rivalët anglezë ta kenë mundësinë të futen në garë për shërbimet e Kvaratskhelia", ka shkruar gazeta franceze.