Juventusi jep goditjen e parë në këtë afat kalimtar dimëror, ndërsa tani Thiago Motta është në pritje të një qendërmbrojtësi dhe një sulmuesi, por tani për tani Cristiano Giuntoli i jep atij një mbrojtës të ri të djathtë.
Në fakt, klubi i Juventusit ka finalizuar praktikisht blerjen e Alberto Costas.
Marrëveshja për blerjen e tij të përhershme nga Vitoria Guimaraes ishte përcaktuar për një shifër mes 12 dhe 13 milionë euro plus bonuse.
Futbollisti i lindur në vitin 2003 pritet në Itali këtë javë për vizita mjekësore dhe të firmos kontratën me një pagë prej 500 mijë euro neto në vit.
Në pjesën e parë të këtij sezoni ai bëri 21 paraqitje me një gol dhe 3 asistime për gjithsej 1437 minuta të luajtura.