Tirana do të luajë ndaj Bylisit në stadiumin e Vorës, takim që do të startojë në orën 13:00 dhe që luhet për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Një duel mjaft i rëndësishëm për rrugëtimin e bardhebluve, të cilët e shikojnë Kupën si një mënyrë “ngushëllimi”.
Gugash Magani për fatin e tij të mirë do të ketë rikthime të rëndësishme në ekip për sfidën e ditës së sotme. Kështu do të jenë të gatshëm Kola dhe Soler, të cilët do të rimarrin vendet e tyre në formacion.
Një lajm i mirë, pasi tashmë timonieri peqinas do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për të hedhur në fushë ndaj ballshiotëve.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Selmani, Haxhiu, Kola, Dembele, Përgjoni, Meta, Marku, Soler, Abah, Ndreca, Ernest. Trajner: Gugash Magani.