Hakan Calhanoglu është i dëmtuar dhe tashmë mediat italiane kanë zbuluar se kur mund të rikthehet turku.
Sipas “Sky Sport Italia” bëhet me dije se mesfushori do të mungojë minimalisht 2-3 javë.
Titullari i Interit humbet kështu disa duele në Serie A, ndërsa rrezikon edhe sfidat në Champions League.
Nëse për Calhanoglun dhe Interin është një lajm i keq, për Kristjan Asllanin duket se “fati” i buzëqesh.
Siç dihet shqiptari është zëvendësuesi kryesorë i turkut dhe në mungesë të tij, lideri i Kombëtares me shumë gjasa pritet të zbresë nga minuta e parë në javët e ardhshme. Kjo do t’i japë Asllanit më shumë mundësi për të lënë gjurmë me zikaltërtit dhe për t’i treguar sërish Simone Inzaghit se mund të jetë edhe ai titullar fiks në formacion.