Elbasani dhe Teuta do të përballen sërish vetëm pas 3 ditësh.
Pas duelit në kampionat, ditën e nesërme ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë e fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.
Një duel shumë i rëndësishëm për verdheblutë, të cilët po u japin fund përgatitjeve për këtë takim. Ivan Gvozdnovic do të ketë sërish mungesa ndaj durrsakëve.
Kështu nuk do të mund të llogaritë shërbimet e Xhonatan Lajthisë, i cili ka në dëmtim muskulor.
Ndërkohë Amarildo Gjoni la fushën i dëmtuar ndaj “Djemve të Detit” në sfidën e së shtunës dhe do të mungojë edhe në Kupën e Shqipërisë. Kjo i shton “dhimbje koke” trajnerit seb, i cili duhet të gjejë sërish zëvendësuesit e tyre.