Juventus mbyll marrëveshjen për transferimin e parë të janarit

Futboll

Juventus mbyll marrëveshjen për transferimin e parë të janarit

Më: 14 janar 2025 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Juventus ka mbyllur transferimin e parë të merkatos së janarit.

Pas disa ditësh negociata, drejtori sportiv Giuntoli ka mbyllur marrëveshjen me Vitoria Guimaraes për mbrojtësin e djathtë Alberto Costa.

Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili pëlqehej edhe nga Sporting CP, do të veshë menjëherë fanellën bardhezi, duke forcuar skuadrën e trajnerit Thiago Motta.

Transferimi u mbyll pasi Juventus i pagoi klubit portugez afërsisht 13 milionë euro, plus dy të tjera në bonus.

Alberto Costa mbërrin po sot në Torino, ku do të nënshkruajë një kontratë që do ta lidhë me klubi  bardhezi deri në vitin 2029. Ndërkohë, nga Juventus do të largohet Danilo, që pret ta zgjidhë në mënyrë konsensuale kontratën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat