Shumë tifozë të Real Madridit besojnë se epokës së Carlo Ancelottit i ka ardhur fundi.
Trajneri italian u ekspozua edhe një herë pas disfatës ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.
Los Blancos nuk ishin asnjëherë në lojë, as pas golit të mrekullueshëm të Kylian Mbappe.
Pas pesë golave të pësuar nga Barça e Hansi Flick, shumica e madrilenëve prisnin që "Carletto" të shkarkohej. Megjithatë, media të shumta kanë deklaruar se Florentino Pérez ka ende besim te Carlo Ancelotti.
Pa ndonjë surprizë, italiani do të mbetet trajner i Real Madridit edhe për muajt e ardhshëm.
Megjithatë, siç raportohet nga Relevo, Santiago Hernán Solari është lidhur edhe një herë me pankinën e Real Madridit. Argjentinasi do të ishte zgjedhja e parë për të zëvendësuar Ancelottin në rast shkarkimi të tij gjatë sezonit aktual.
Në çdo rast, ai nuk është alternativa kryesore për stolin sezonin e ardhshëm. Do të ishte një zgjidhje e përkohshme deri në ardhjen e Xabi Alonso, favorit për të drejtuar një projekt të ri në Santiago Bernabéu.