Presidenti i Laçit e pëson rëndë

Futboll

Presidenti i Laçit e pëson rëndë

Më: 14 janar 2025 Në ora: 11:34
Pashk Laska

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur sot vendimet. Pashk Laska e pëson nga Disiplina, teksa është ndëshkuar me 15 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Shkak është bërë sjellja e presidentit të Laçit, i cili sulmoi zyrtarët e takimit. Po të njëjtin fat ka pësuar edhe Romeo Bishdili i Kavajës.

Ndërkohë Elbasani dhe Bylisi janë dënuar me gjobë prej 50 mijë lekës për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo Ëilliam, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat