Laporta shfryn ndaj “armiqve”

Futboll

Laporta shfryn ndaj “armiqve”

Më: 14 janar 2025 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Mbrojtja e veprimeve të Barcelonës lidhur me rastet e Dani Olmo dhe Pau Víctor ishte një nga çështjet kryesore që presidenti i klubit, Joan Laporta, trajtoi gjatë konferencës për shtyp të sotme. Laporta deklaroi se kërkesat për regjistrimin e lojtarëve dhe për të arritur normën 1/1 të “fair play financiar” ndryshuan në mënyrë të papritur.

Ai përshkroi kronologjinë e veprimeve të klubit duke theksuar se “plotësuam të gjitha kërkesat para datës 31 dhjetor, me dokumentacionin në kohë dhe në rregull”, por gjithashtu iu referua vendimit të CSD-së për të aplikuar një masë të përkohshme (‘cautelarísima’), duke argumentuar se “po ndodhte një dëm i vështirë për t’u riparuar” dhe se kishte dukshëm të drejtë në rastin konkret.

Procesi i ndjekur nga Barcelona, sipas Laportës, ishte ky:

“Dorëzuam dokumentacionin në La Liga më 27 dhjetor. E bëmë brenda afatit, para përfundimit të vitit.

Më 31 dhjetor, ne besuam se i kishim përmbushur të gjitha rregullat. La Liga mendoi ndryshe dhe na bëri kërkesa shtesë.

Federata na informoi se na mungonte norma 1/1, por nuk kishte pengesa për regjistrimin e lojtarëve.

Një komision i përbashkët i La Liga dhe federatës vendosi të mos japë licencat, duke u bazuar në një nen të vjetëruar. Ky nen nuk vlente për Dani Olmo dhe Víctor, të cilët kishin kontrata të vlefshme me Barcelonën.

Më 3 janar, e mbrojtëm këtë rast dhe që nga ajo datë jemi në normën 1/1. Gjithsesi, federata e futbollit insistoi në një nen që, sipas nesh, ishte i pasaktë. Prandaj iu drejtuam CSD-së, sepse besojmë te shteti ligjor”.

Laporta shpjegoi më tej se CSD aplikoi masën e përkohshme, sepse vlerësoi se kishte dëme të vështira për t’u riparuar dhe se argumentet ligjore të klubit ishin të qëndrueshme. Mbi kontratën me “Nike” dhe zgjidhjet financiare, Laporta tregoi më tej:

“Verën e kaluar planifikonim ta regjistronim Olmon me kontratën e re të ‘Nike’. Pas dëmtimit të Christensen dhe mungesës së tij të gjatë, e shfrytëzuam për ta regjistruar Olmo dhe Víctor deri në dhjetor.

Na u tha se kontrata me ‘Nike’ mjaftonte, sepse ishte kontrata më e mirë në botë në atë fushë, duke trefishuar të ardhurat. Megjithatë, La Liga e konsideroi që kontrata nuk ishte e re dhe na lejuan të përfshinim vetëm një pjesë të saj për ‘fair play financiar’.

Më pas, për të përmbushur rregullat financiare, Barcelona aktivizoi një zgjidhje të re për shfrytëzimin e vendeve VIP. Kemi transferuar 675 vende VIP dhe kemi tërhequr dy investitorë për të arritur balancën financiare”.

Ja deklaratat më të forta të Laportës:

“Kontrata e re me ‘Nike’ është 3 herë MË SHUMË në vlerë se ajo e mëparshmja. Është KONTRATA MË E MADHE NË BOTËN E FUTBOLLIT për partneritetin teknik të sponsorëve”.

“Kurrë nuk do të jepja dorëheqjen si president i Barcelonës për një vendim të marrë nga La Liga dhe federata. Kjo ishte e PAMUNDUR”.

“Ne NUK dorëzohemi, por ata tentuan ta DESTABILIZOJNË klubin, lojtarët dhe drejtuesit. Ne reaguam, fituam Superkupën dhe e vlerësoj vërtet këtë”.

“Do të duhet më shumë se kaq për ta DESTABILIZUAR një klub që është më shumë se 125-vjeçar, i njohur në të gjithë botën”.

“Shumica e pjesëtarëve të klubit e kuptuan se ky ishte një sulm ndaj emblemës së Barcelonës. Dhe emblema NUK mund të ndyshohet”.

“NUK është rastësi që sa herë që Barcelona kthehet në ballë të futbollit botëror, shumë palë, të mbështetura nga media të ndryshme, shfaqen dhe përpiqen të imponojnë një narracion ZHGËNJIMI, që nuk ka të bëjë fare me realitetin”.

“E SHPËTUAM Barcelonën. Situata financiare ishte SHUMË e vështirë. E SHPËTUAM Barçën”.

“Ne gjithashtu e mbrojtëm Barçën nga SULMET prej jashtë, sulme shumë të qarta dhe të forta”.

“Më në fund jemi KTHYER në rregullin 1:1, tani mund të NËNSHKRUAJMË me lojtarë krejt normalisht. Tani jemi në gjendje të REGJISTROJMË lojtarë si Dani Olmo dhe Pau Victor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat