Ndonëse pësoi një dëmtim të rendë në kokë në ndeshjen e fundit kundër Udineses në kampionat, mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti shtrëngon dhëmbët.
Pritet të jetë i pranishëm në sfidën e sotme që zikaltërit do të luajnë kundër Juventusit.
Në fakt trajneri Gasperini e ka grumbulluar Gjimshitin për sfidën e sotme kundër bardhezinjve.
Madje mediat italiane shkruajnë se mbrojtësi pritet që të nisë si titullar ndeshjen kundër Juventusit.