Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta nuk kalon shumë kohë në rrjetet sociale.
Tre mesazhet e tij të fundit në “X” ishin për të uruar Aitana Bonmatin, Lamin Jamal dhe ekipin e femrave të Barçës për çmimet e tyre në ceremoninë e “Topit të Artë” (29 tetor), për të treguar solidaritetin e klubit të tij me viktimat e shkaktuar nga përmbytjet në Valencia (2 nëntor) dhe për të përkujtuar 125 vjetorin e klubit (29 nëntor).
Por suksesi në Superkupën e Spanjës ka sjellë ndërhyrjen e radhës të Laportës në rrjetet sociale.
“U gëzuam, ishte një fitore që është pasqyrë e punës, talentit dhe angazhimit të lojtarëve, të trajnerit dhe të stafit”, u shpreh ai.