Endri Çekiçi gjen skuadër

Futboll

Endri Çekiçi gjen skuadër

Më: 14 janar 2025 Në ora: 12:46
Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi

Mesfushori shqiptar, Endri Çekiçi ka gjetur një ekip të ri pasi ndodhej pa skuadër që verën e 2024-ës.

Ai ka firmosur me Adanasporin në ligën e dytë turke.

Kështu do ti bashkohet shokut të tij Sokol Cikalleshit dhe të dy shqiptarët do të prezantohen sot në orë 13:30.

Çekiçi i cili ka luajtur për herë të fundit për Pendikspor, sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje. Ai realizoi 1 gol dhe 2 asistime në ato ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat