Kosova ka treguar atë që duhet treguar në Bukuresht me 15 nëntor të vitit 2024, se aty ku ka provokime e racizëm nuk ka lojë dhe braktisja e fushës në minutën e 90+3 në duel me Rumaninë kur rezultati ishte 0:0, ka qenë vendimi më brilant i mundshëm.
E para, e gjithë bota e pa provokimin rumunë!
E dyta, rumunët pësuan dënim drakonik 128 mijë euro.
E treta, hera e dytë që Rumanua provokoi rëndë Kosovën, më 15 nëntor të vitit 2024, me brohoritjet Serbia, Serbia, Serbia!
Mediumi serb, “Veçernj Novosti” e ka një siklet të madh dhe sikleti për ta është se faktorizimi i Kosovës po i bie po ashtu edhe rumunëve.
“Shteti i Kosovës nuk e njeh vendimin e UEFA-s për ndeshjen e ndërprerë në Rumani, por tërbohen edhe rumunët.
Kujtojmë se më 15 nëntor 2024 u ndërpre ndeshja e UEFA Ligës s Kombeve në Bukuresht”, shkruan ky farë mediumi serb.
Ky mediumi antishqiptar e fut Kosovën në thonjëza dhe gënjen aq fëlliqur duke e quajtur shtet fiktiv. “Aty u takuan ekipet e futbollit të Rumanisë dhe Kosovës, ku ndeshja u ndërpre pasi mysafirët u tërhoqën nga fusha.
Të vetëdijshëm se nuk kishte më asnjë rast për të arritur fitoren e dëshiruar 0:3, ata papritur vendosën që të largohen nga fusha me rezultatin e barabartë 0:0 kur tifozët rumunë u dëgjuan duke brohoritur nga tribuna: "Serbia! Serbia"!
Vetëm pak dhjetëra sekonda para se të njoftohej se ekipi vizitor nuk arriti qëllimin e saj, lojtarët i thanë arbitrit se nuk do të pranonin më të dëgjonin provokimet, u mblodhën dhe u larguan nga fusha.
Në fushë mbetet vetëm kombëtarja rumune dhe vetëm pesë ditë më vonë, në një kohë rekorde, UEFA mori një vendim.
Ka shumë ndëshkime për ngjarjet në këtë ndeshje (edhe Hungaria (?!) është përmendur në vendimin e organit evropian të futbollit), dhe ndeshja u regjistrua zyrtarisht 3:0 në favor të Rumanisë. Federata e Futbollit e Kosovës nuk e pranon këtë, dhe rumunët janë mjaft të zemëruar me vendimin e UEFA-s.
Përkatësisht, drejtuesit e futbollit të të dyja federatave vendosën të padisin UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Shqiptarët në Laussane kërkojnë që të anulohet vendimi për fitoren e Rumanisë me rezultat zyrtar, me arsyetimin se janë të detyruar të luftojnë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format.
Rumunët janë shumë të zemëruar që do t'u duhet të luajnë në fushën e tyre në shtëpi pa shikues në startin e kualifikueseve të Botërorit, kundër Bosnjë-Hercegovinës”, shkarravit më tej ky medium serb.