Orët e fundit është futur fuqishëm në merkato edhe Bajerni i Mynihut.
Klubi bavarez ka monitoruar me kujdes tregun dhe ka vendosur që të bëjë gjithçka për të afruar që në janar një profil të njohur për futbollin gjerman, Kristofer Nkuku.
Maks Eberl ka mësuar se francezi nuk është më i lumtur në Londër dhe për këtë motiv ka arritur që të kontaktojë me përfaqësuesit e lojtarit me të cilët ka gjetur edhe një akord ekonomik.
Në këtë situatë Çelsi duket se nuk bezdisur madje nuk po bën rrezistencë për të mbajtur lojtarin në “Stamford Bridge”.
Marseka u ka kërkuar me kohë drejtuesve që të largojnë disa lojtarë, të cilët nuk janë në planet e tij.
Pasi kanë mësuar interesin e Bajernit për Nkukun, drejtuesit e Çelsit kanë propozuar një shkëmbim me Matis Tel. Talenti bavarez i Bajernit vetëm pak ditë më parë u takua me Kompaninë, i cili e siguroi se beson shumë në aftësitë e tij.
Për momentin thuhet se Bajerni do të bëjë gjithçka për të finalizuar transferimin e Nkukut në “Allianz Arena” ndërsa transferimi i Tel në Londër duket se është një pistë pa të ardhme.