Haaland për krizën e fortë që kaloi Manchester Cityn

Futboll

Haaland për krizën e fortë që kaloi Manchester Cityn

Më: 14 janar 2025 Në ora: 13:54
Erling Haaland

Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, ka dhënë një intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të klubit anglez, duke folur për momentin që po kalon ekipi i Pep Guardiolës.

Periudha e fundit: “Ne jemi mësuar të fitojmë, prandaj dy muajt e fundit kanë qenë vërtet të çuditshëm.

Mendoj se, në një farë mënyre, kjo ka qenë pozitive, sepse na ka dhënë ndjesinë për të luftuar edhe më shumë, duke ndezur zjarrin brenda nesh për të vazhduar përpara. Është mirë që kemi fituar tri ndeshjet e fundit, ka qenë një javë fantastike dhe të gjithë jemi të lumtur.

Duhet të vazhdojmë kështu”.

Çfarë ka ndodhur: “Kur humbet në fushë, mund të humbasësh edhe besimin. Kjo ndodhi me ne, realisht. Ky është një klub që fiton dhe nëse shikon 10 vitet e fundit, nuk ka pasur shumë humbje.

Ka qenë e çuditshme, por kjo situatë më ka dhënë motivim dhe uri për t’u përmirësuar, për të dhënë maksimumin. Mund të flasim për fatin e keq me dëmtimet, edhe kjo është e vërtetë, por nuk mund të kërkojmë justifikime.

Gjëja pozitive është se kemi shumë ndeshje dhe mund të reagojmë menjëherë. Kemi një trajner të uritur, më të uritur se kurrë, dhe kjo është një gjë që e adhuroj. Të shohësh sa i motivuar është Guardiola, pavarësisht gjithçkaje që ka fituar, është frymëzuese për mua”.

Ndryshimi i strategjisë: “Pse një skuadër që ka fituar 4 ndeshje radhazi duhet të ndryshojë diçka? Duhet të vazhdojmë kështu. Bëhet fjalë për të parë brenda vetes dhe për të kuptuar si mund të përmirësohemi. Në futboll janë episodet që bëjnë diferencën. Nëse mendon për të kaluarën, ka momente vendimtare si shpëtimi i John Stones kundër Liverpool-it ose bllokimi i Rodrit. Ato gjëra të vogla bëjnë diferencën e madhe. Në fund, duhet t’i kthesh ato episode në diçka pozitive”.

Atëherë, çfarë nuk shkon: “Duhet të gjesh formën e duhur, por shiko lojtarët: janë gjithmonë të njëjtët. Shiko gjithçka që kanë fituar.

Nevojitet një frymëmarrje e thellë, të ruash qetësinë dhe të përpiqesh të buzëqeshësh sa më shumë të jetë e mundur”.

Çfarë i pëlqen më shumë yllit norvegjez në një ndeshje: “Adhuroj krosimet.

Për mua bëhet fjalë për të gjetur ekuilibrin e duhur. Ajo që duam të bëjmë është të krijojmë sa më shumë mundësi për të shënuar dhe për ta mbajtur portën të paprekur. Kjo është ajo që duan të gjithë.

Është e rëndësishme të gjesh ekuilibrin mes mënyrës si luajmë dhe si e mbajmë topin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat