Laçi ka mposhtur Kukësin me rezultatin 3:1.
Kështu janë kurbinasit që në shtëpi kanë siguruar kualifikimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Takimi u zhbllokua me golin e Fadiga në minutën e 20-të. Verilindorët qëndruan të fortë, deri në shtesën e pjesës së parë.
Më pas shënoi fillimisht Tresa dhe Bullari. Ky i fundit nga penalltia.
Në pjesën e parë, ishte portieri i kurbinasve, Molla, që u transportua me ambulancë në spital për shkak dëmtimi.
Në të dytën, Bullari plotësoi dopietën personale. Kështu Laçi bëhet i kualifikuari i parë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.