KF Vëllaznimi me dy arritjet më të mëdha nën drejtimin e Ajet Shoshollit

Futboll

KF Vëllaznimi me dy arritjet më të mëdha nën drejtimin e Ajet Shoshollit

Nga: K. Goca Më: 14 janar 2025 Në ora: 15:54
Ajet Shosholli

Para më së 32 viteve, qytetit i Gjakovës, ishte në këmbë për ndeshjen e javës së parë mes Vëllaznimit dhe OFK Beogradit, kjo e fundit sapo kishte rënë nga Liga e Parë federative e ish Jugosllavisë.

Data 7 gusht e vitit 1983 ishte si dasëm futbolli në Gjakovë, në stadium nuk kishte as vend për gjilpër për nga interesimi i madh i tifozëve (6-7 mijë), ndërsa mediat e asaj kohe ishin të bindura se skuadra beogradase do të fitonte pa problem në Gjakovë.

Kryetrajner i Vëllaznimit ishte Ajet Shosholli, i cili e drejtoi takimin me mjeshtri duke e mposhtur me rezultat 1:0 OFK Beogradin tejet të favorizuar, për çka shkaktoi bujë të madhe.

Ky ishte edicioni më i suksesshëm për Vëllaznimin nën drejtimin e Shoshollit duke përfunduar në vend të tetë me 33 pikë në Ligën e Dytë Federative, grupi i LIndjes

“Suksesin më të madh në Vëllaznim e shënoi trajneri nga Mitrovica, Ajet Shosholli”, - ka shkruar para shumë viteve Sali Vula.

Arritja e dytë më e madhe e skuadrës gjakovare rezulton në edicionin 1986-1987, duke përfunduar në vend të 9-të me 33 pikë aq sa kishte Majdanpeku në pozitën e pestë, Po ashtu në krye të skuadrës gjakovare ishte Ajet Shosholli.

Në edicionin 1986-1987 Vëllaznimi fitoi edhe Kupën e Kosovës, pasi që në finale e mposhti Trepçën me rezultat 3:2.

“Edhe në këtë kampionat Vëllaznimi nuk u përforcua me lojtarë nga jashtë Gjakovës. Kështu kryetrajneri më i suksesshëm i Vëllaznimit kishte fondin e njëjtë të lojtarëve si edhe në kampionatet e shkuara", kishte shkruara Sali Vula.

Liga e Dytë – Lindja 1983 - 1984

1. Sutjeska 53 ( 62:22)
2. OFK Beogradi 51 ( 55:18)
3. Pelisteri 42 ( 61:38)
4. Slloboda 37 ( 40:29)
5. Galenika 34 ( 40:37)
6. Bellasica 34 ( 42:43)
7. Borci (Ç) 34 ( 34:42)
8. Vëllaznimi 33 ( 33:45)
9. Kollubara 32 ( 38:39)
10. Trepça 32 ( 40:44)
11. Ivangradi 32 ( 37:43)
12. Bori 31 ( 42:48)
13. Rad 31 ( 32:38)
14. Radnipki (P) 30 ( 46:45)
15. Napredaku 30 ( 42:46)
16. Teteksi 26 ( 34:53)
17. Timoku 26 ( 31: 57)
18. KNI Ramiz Sadiku  20 ( 24:45)

Liga e Dytë – Lindja 1986 - 1987

1. Rad 34 20  9  5 54:15 49
2. OFK Beogradi 34 18 10  6 61:25 46
3. Novi Pazari 34 10 15  9 37:26 35
4. Pelisteri 34 14  6 14 46:47 34
5. Majdanpeku 34 13  7 14 38:31 33
6. Radniçki (P) 34 12  9 13 40:37 33
7. Slloboda (U) 34 12  9 13 33:30 33
8. Teteksi 34 14  5 15 44:43 33
9. Vëllaznimi 34 14  5 15 43:43 33 
10. Borci (Ç) 34 11 11 12 35:34 33
11. Ivangradi 34 11 11 12 33:44 33 
12. Radniçki 34 14  5 15 35:47 33 
13. Pobeda 34 13  7 14 28:40 33 
14. Cërvena Zvezda e Gjilanit 34 14  5 15 31:45 33 
15. Napredaku 34 11 10 13 29:39 32 
16. Bellasica 34 10 11 13 31:47 31 
17. Trepça 34 10 10 14 36:44 30 
18. Bokeli 34  7 11 16 20:37 25

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat