Ferizaj e ka objetivin e qartë, sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizaj është përforcuar për pjesën e dytë të kampionatit.
Për cilin futbollist bëhet fjalë?
“Valmir Nafiu i bashkohet grupit të FC Ferizaj.
Nafiu, karrierën e tij e filloi te Shkëndija, ku dhe u shpall 3 herë kampion, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane si FC Basel dhe FC Barcelona.
Ai si i ri iu bashkua Hamburger SV, ku edhe debutoi në Bundesligë.
Më pas, ai ka luajtur për klube si APOEL në Qipro ku nga një herë ka ngritur kupën e ligës dhe kupën e shtetit, luajti edhe te Skënderbeu në Shqipëri, një herë kampion, Gjilani dhe Renova e Maqedonisë.
Kurse tani është pjesë e klubit tonë, një lëvizje që pritet të forcojë skuadrën tonë dhe të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, njofton FC Ferizaj.