Skiatoret e Zvicrës dominuan në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës, që u mbajt në Flachau të Austrisë.
Camille Rast e Zvicrës doli e para me kohë 1:55,03 minuta, për 16 qindtat më e shpejt se bashkëkombësja e saj Wendy Holdener.
Sara Hector e Suedisë ka arritur në podium përkatësisht në vend të tretë me kohë më të dobët për 38 qindtat se Rast.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Rast udhëheq me 533 pikë, pasojnë Hector me 507, Brignone 479 pikë etj.
Në sllallom, Rast prin me 405 pikë, e ndjekur nga Holdener 345 e Ljutiç (309).
Renditja
1. Camille Rast (Zvicra) 1:55,03
2. Wendy Holdener (Zvicra) +0,16
3. Sara Hector (Suedia) +0,38
4. Katharina Liensberger (Austria) +0.51
5. Mélanie Meillard (Zvicra) +0.57
6. Paula Moltzan (SHBA) +0.73
7. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0.81
8. Emma Aicher (Gjermania) +1.02
9. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia) +1.10
10. Lena Dürr (Gjermania) +1.26