Granit Xhaka kapiten në fitoren e kampionit të Gjermanisë 

Futboll

Granit Xhaka kapiten në fitoren e kampionit të Gjermanisë 

Nga: K.G. Më: 14 janar 2025 Në ora: 22:24
Granit Xhaka

Granit Xhaka sonte me shiritin e kapitenit e ndihmoi Bayer Leverkusenin në fitoren me rezultat 1:0 ndaj Mainz-it, në takimin e javës së 17-të të Bundesliga I.

Xhaka ka treguar lojë të mirë me shokë duke ndalur tre pikë në luftë për titullin e kampionit.

Futbollisti Grimaldo shënoi në minutën e 48-të.

Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 87-të.

Bayer është në vend të dytë me 38 pikë, ka një ndeshje më shumë e një pikë më pak se lideri Bayern Munihu. Mainz renditet në vend të pestë me 28 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat