Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, kthehet me një pikë nga Londra.
City lejoi befasi në Londër duke barazuar me rezultat 2:2 me Brentford-in.
Deri në minutën e 82-të City avancoi me 0:2 por minutat e fundit ishin fatale për ta.
Protagonist i golave është Foden në minutën e 66-të e 78-tën për Cityn dhe Wissa (82') e Norgaard (90') realizuan për vendasit.
Pas javës së 21-të në Premier League, Manchester City zë vendin e 6-të me 35 pikë e Brentford është i 10-ti me 28 sosh.