Ardian Ismajli bëri me “dhimbje koke” stafin e Empolit në sfidën me Leccen.
Mbrojtësi pas minutës së 21-të të takimit kërkoi ndërrim nga trajneri për shkak të një dëmtimi.
Pas disa ditësh, tashmë është mësuar edhe gjendja e tij. Mbrojtësi fatmirësisht nuk pësoi ndonjë dëmtim të ri, por ndjeu dhimbje për shkak të një ndërhyrjeje që kishte bërë në dorë.
Kjo është edhe arsyeja që ia u zëvendësua, por tashmë këto shqetësime janë lënë pas dhe shqiptari do të jetë i gatshëm për sfidën me Interin në kampionat. Takim që do të luhet ditën e dielë në orën 20:45.