Milan fitoi 2-1 ndaj Como në kampionat, por kjo ndeshje ka sjellë edhe disa lajme jo të mira për trajnerin Sergio Conceiçao.
Trajneri i Milanit, në fakt, do të duhet të bëjë pa Alvaro Morata për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Juventus në “Allianz Stadium, të shtunën (ora 18:00).
Sulmuesi spanjoll u ndëshkua me të verdhë në ndeshjen ndaj Como dhe është i skualifikuar për sfidën e radhës në Serie A.
Shqetësim ka edhe për gjendjen e Christian Pulisic, i cili në fund të pjesës së parë pësoi një problem me aduktorin e majtë.
Ai qëndroi në tokë dhe u mjekua nga stafi mjekësor kuqezi, por lojtari u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë (në vend të tij hyri në fushë Jimenez).
Gjithashtu duhet të vlerësohet edhe Thiaë, i cili u detyrua të zëvendësohet pas 20 minutave të pjesës së dytë për shkak të një problemi në shpinë. Vendin e tij e zuri Matteo Gabbia.