Hajduku i Splitit i mbylli përgatitjet në Alicante me humbjen me rezultat 1:0 nga skuadra spanjolle e kategorisë së tretë, Murcia.
Pasi e largoi shqiptarin e Kosovës, Leon Dajakun, trajneri italian, nuk i ndalen problemet, është i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij t Hajduku dhe madje thotë se kush nuk do të dëshmoj veten le të largohet!
Trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, u dha mundësi të rinjve dhe atyre që luanin më pak.
Pavarësisht kësaj, italiani është i zhgënjyer pas përballjes.
“Keq, shumë keq. Asgjë nuk shkoi siç duhet. Problemin më të madh e shoh në qasje.
Jam shumë i zemëruar dhe do të shpjegoj pse. Sezonin e kaluar Hajduku fitoi 38 pikë në gjysmën e parë të sezonit dhe 26 në pjesën e dytë.
Terreni duhet të flasë.
Nuk më interesojnë emrat. Kushdo që nuk jep gjithçka në fushë ka edhe 12 ditë dhe mund të largohet. E kuptoj që ka lodhje, por dua qasjen e duhur.
Sot nuk ishte kështu. Fanella e Hajdukut duhet respektuar dhe aksesi duhet të jetë gjithmonë maksimal. Kushdo që nuk e ka këtë nuk ka punë këtu”, ka thënë Gatusso.