Pasi e largoi shqiptarin e Kosovës, trajneri i njohur italian me probleme: Keq, shumë keq

Futboll

Pasi e largoi shqiptarin e Kosovës, trajneri i njohur italian me probleme: Keq, shumë keq

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2025 Në ora: 14:21
Gennaro Gattuso

Hajduku i Splitit  i mbylli përgatitjet në Alicante me humbjen me rezultat 1:0 nga skuadra spanjolle e kategorisë së tretë, Murcia.

Pasi e largoi shqiptarin e Kosovës, Leon Dajakun, trajneri italian, nuk i ndalen problemet, është i pakënaqur me angazhimin e futbollistëve të tij t Hajduku dhe madje thotë se kush nuk do të dëshmoj veten le të largohet!

Trajneri i Hajdukut, Gennaro Gattuso, u dha mundësi të rinjve dhe atyre që luanin më pak.

Pavarësisht kësaj, italiani është i zhgënjyer pas përballjes.

“Keq, shumë keq. Asgjë nuk shkoi siç duhet. Problemin më të madh e shoh në qasje.

Jam shumë i zemëruar dhe do të shpjegoj pse. Sezonin e kaluar Hajduku fitoi 38 pikë në gjysmën e parë të sezonit dhe 26 në pjesën e dytë.

Terreni duhet të flasë.

Nuk më interesojnë emrat. Kushdo që nuk jep gjithçka në fushë ka edhe 12 ditë dhe mund të largohet. E kuptoj që ka lodhje, por dua qasjen e duhur.

Sot nuk ishte kështu. Fanella e Hajdukut duhet respektuar dhe aksesi duhet të jetë gjithmonë maksimal. Kushdo që nuk e ka këtë nuk ka punë këtu”, ka thënë Gatusso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat