Sulmuesi i Kombëtares kalon te skuadra tjetër italiane: Jam shumë i lumtur

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares kalon te skuadra tjetër italiane: Jam shumë i lumtur

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:19
Dario Daka

Dario Daka ka ndryshuar skuadër gjatë kësaj merkatoje.

Sulmuesi i Kombëtares U-21 ka mbylur aventurën e tij me Leccen dhe është transferuar te skuadra tjetër italiane.

20-vjeçari është futbollisti më i ri i Trapani, ekip që militon në Seria C italiane.

Nga të rinjtë e Lecces, tashmë Daka do të ketë mundësinë të luajë më shumë me skudrën e re, tek e cila gjen një tjetër shqiptar, Enis Ujkan.

Për këtë kalim ka folur Daka, i cili ka dhënë edhe fjalët e para si lojtari i Trapanit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe falënderoj klubin për besimin.

E zgjodha Trapanin me kënaqësi sepse është një projekt i rëndësishëm dhe ambiciet e klubit janë si të miat.

Jam një person që jep gjithçka për skuadrën”, ka përfunduar shqiptari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat