Në prag të sfidave kualifikuese të Kupës së Botës, FSHF-ja befason mbrojtësin

Futboll

Në prag të sfidave kualifikuese të Kupës së Botës, FSHF-ja befason mbrojtësin

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:20
Kastriot Dermaku

Dita e sotme është shumë e veçantë dhe mjaft e rëndësishme për një nga mbrojtësit e Kombëtares. Kastriot Dermaku feston ditëlindjen, teksa ka mbushur 33 vjeç.

Në këtë ditë speciale urimet për të janë të shumta. Një prej tyre vjen edhe nga FSHF-ja, ku Federata i uron “Gëzuar ditëlindjen”.

Kujtojmë se aktualisht mbrojtësi është pa një ekip që prej largimit nga Lecce në korrik të 2024. 33-vjeçari është një futbollist i lirë në treg dhe në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij.

Ndërkohë me Kombëtaren ka luajtur në 13 ndeshje, ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol.

Hera e fundit që ka qenë i grumbulluar me kuqezinjtë është në kualifikueset e Nations League në tetor të vitit 2022, teksa gjasat për t’u grumbulluar sërish janë shumë të pakta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat