Arsyeja e divorcit mes Guardiolës dhe Serrës

Futboll

Arsyeja e divorcit mes Guardiolës dhe Serrës

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:27
Josep Guardiola dhe bashkëshortja e tij Kristina Serra

Josep Guardiola dhe bashkëshortja e tij Kristina Serra i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 30-vjeçare duke shokuar të afërmit dhe rrethin e ngushtë miqësor.

Edhe pse çifti u kishte kërkuar të afërmve që të tregoheshin diskret sa i përket arsyes të divorcit, tabloidët në britani kanë mundur që të zbulojnë shkakun.

“Pep është një person tërësisht i dhënë pas punës dhe mbase fakti që nuk u përfshi në biznesin e familjes mund të jetë ndikuar në marrëdhënien mes tij dhe Kristinës”, tha një mik i ngushtë i trajnerit të Sitit, i cili nuk preferonte që identiteti i tij të bëhej i njohur.

“Mendoj se u mësuan që të qëndronin larg njëri-tjetrit pasi Kristina u largua nga Mançesteri pesë vite më parë. Ajo ka plot pesë vite që jeton në Barcelonë”, vazhdon burimi.  

Siç dihet Valentian Serra është një nga stilistet më të njohura në Spanjë. Ajo u kthye në Barcelonë në 2019 së bashku me vajzën më të vogël Valentina, e cila tani është 17 vjeçe, për tu kujdesur për butikun e hapur prej saj vite më parë.

Guardiola dhe Serra u njohën në 1994-ën ndërsa në 2014-ën u martuan në një ceremoni ku morën pjesë vetëm familjarë të rrethit të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat