Hakimi flet për herë të parë për akuzat ndaj tij për përdhunim

Futboll

Hakimi flet për herë të parë për akuzat ndaj tij për përdhunim

Më: 15 janar 2025 Në ora: 15:29
Achraf Hakimi

Achraf Hakimi është njëri prej futbollistëve më të rëndësishëm të Paris Saint-Germainit dhe është duke e kaluar një sezon të shkëlqyeshëm nën drejtimin e trajnerit Luis Enrique, përkundër faktit se në muajt e fundit jeton me një akuzë që e rëndon atë me përdhunim.

Futbollisti maroken u padit në mars të vitit 2023 dhe kishte reaguar përmes avokatit të tij, Fanny Colin, duke denoncuar për një “tentativë për zhvatje.”

Hakimi vetë kishte vendosur ta mbante krejtësisht sekret këtë rast deri pak orë më parë, kur mbrojtësi i djathtë foli në një intervistë në kanalin e YouTube të Anas Bukhash, duke konfirmuar se ishte “viktimë” e një shantazhi dhe se e ka besimin e plotë tek sistemi i drejtësisë, që ky i fundit të sigurojë që e vërteta të dalë në dritë.

“Do të jem i sinqertë për këtë argument: kjo është hera e parë që flas publikisht me dikë. Që kur ka ndodhur dy vjet më parë, nuk kam folur më.

E vërteta është se kur ke sukses dhe kur gjërat shkojnë mirë, bëhesh objektiv i lehtë për disa persona. Kjo më ka mësuar se nuk mund t’ju besosh shumë personave që i ke përreth”, deklaroi ish-futbollisti i Real Madridit, Borussia Dortmundit dhe Interit.

“Kur ia besuam çështjen drejtësisë, e kemi kuptuar se ishte vetëm një mënyrë për të më shantazhuar: për këtë e kemi bërë ankesë dhe gjithçka po shkon mirë. Gjykatat e kanë trajtuar mjaft mirë çështjen dhe gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt. Do të mësohet krejt e vërteta dhe mund të flasim më shumë”, përfundoi Hakimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat