Një tjetër pengesë për Kylian Mbappe.
Ylli francez ka parë se si Federata Franceze e Futbollit nuk e ka marrë parasysh kërkesën e avokates së tij, Delphine Verheyden, për ta përcjellë në rrugë zyrtare drejt qeverisë europiane të futbollit mosmarrëveshjen e tij me PSG-në.
Shuma në diskutim është e rëndësishme: 55 milionë euro. Sipas raportimeve nga “L’Équipe”,
UEFA nuk do ta shqyrtojë rastin pasi nuk i ka marrë të gjitha dokumentet e nevojshme.
Sipas burimeve në Francë, përfaqësuesit e Mbappé kontaktuan me federatën franceze për t’i kërkuar këto 55 milionë euro që pretendojnë se klubi parizien ia ka borxh. Në pritje të vendimit të gjykatës së Parisit, pas apelimit, Federata Franceze e Futbollit nuk ia ka përcjellë ende UEFA-s vendimin e saj përfundimtar.
Klubi i futbollit pretendon se lojtari kishte rënë dakord me presidentin Al Khelaifi për ta falur shumën prej 55 milionë eurosh, ndërsa Mbappe thotë se nuk ka prova apo kontrata të nënshkruara për këtë çështje. Vendimi përfundimtar pritet brenda disa muajsh.