Media pranë Atalantës shpall Berat Gjimshitin si lojtarin e ndeshjes kundër Juventusit

Futboll

Media pranë Atalantës shpall Berat Gjimshitin si lojtarin e ndeshjes kundër Juventusit

Më: 15 janar 2025 Në ora: 16:14
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti i ka impresionuar të gjithë tifozët e Atalantës.

Mbrojtësi shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë në fundjavë, atje ku iu desh që të bënte dhjetë qepje në kokë për të ndaluar gjakun. Lojtari ynë shkoi me ambulancë në spital për të marrë menjëherë ndihmën e mjekëve.

Por vetëm tre ditë më vonë, Gjimshiti luajti për 90 minuta kundër Juventusit në barazimin 1-1.

Jo vetëm kaq, për median pranë Atalantës, Bergamo.Corriere, ishte lojtari i ndeshjes dhe meritonte notën 7.5.

“Rambo i Shqipërisë luan sikur asgjë nuk i kishte ndodhur tre ditë pas një plage në ballë të mbyllur me dhjetë qepje.

Ai ka një njollë pak sipër vetullës së tij, megjithatë luan pa u kursyer me topa të lartë në ajër dhe e bën punën e tij shumë mirë. Gjimshiti alternon mes McKennie dhe Koopmeiners, nuk rrezikon kurrë. Pas, ishte më i miri”, shkruan media italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat