Futbollisti i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, është larguar përfundimisht nga Trabzonspori.
Bardhi tashmë është “lojtar i lirë” dhe pritet që shumë shpejt të firmosë me skuadrën e tij të re.
Mesfushori shqiptar ka shumë oferta, duke përfshirë këtu edhe dy nga Superliga e Turqisë dhe një nga La Liga.
29-vjeçari po largohet nga Trabzoni për shkak të minutazhit të vogël. Ai luajti vetëm tetë ndeshje dhe bëri vetëm një asist.
Kujtojmë se te Trabzoni ishte transferuar nga Levante për 3 milionë euro.