Bayerni donte ta shiste Kimmichin verën e kaluar

Futboll

Bayerni donte ta shiste Kimmichin verën e kaluar

Më: 15 janar 2025 Në ora: 16:49
Joshua Kimmich

Joshua Kimmich është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bayern Munichun dhe ende nuk ka një marrëveshje për kontratën e re.

Që nga ky muaj, mesfushori gjerman ështëi hapur të nënshkruajë para kontratë me një klub tjetër.

Megjithatë ai po vazhdon negociatat edhe me Bayernin për të gjetur një marrëveshje për kontratën e re.

Gazeta gjermane Sport Bild ka zbuluar detaje se si Kimmich ka mbetur i zhgënjyer me drejtuesit e klubit.

Në verën e vitit 2024, Bayerni kishte negociuar shitjen e lojtarit për 35 milionë euro pas një viti zhgënyes të tij.

Por me ardhjen e Vincent Kompany edhe Kimmich ka përmirësuar përformancën dhe tani është në top formë, ku edhe drejtuesit e klubit duan me çdo kusht ta mbajnë atë.

Gjithsesi lojtari vazhdon të mbetet i zemëruar me drejtuesit e klubit dhe ende nuk ka vendosur për kontratën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat